RUSI – Putin: Vendet e punës nuk do të hapen deri më 11 maj

MOSKË, 28 prill /ATSH/ – Vladimir Putin vendosi të zgjasë periudhën e moshapjes së vendeve të punës deri më 11 maj, ndërkohë që paralajmëroi se niveli i pandemisë në vend nuk kishte arritur akoma kulmin, sipas Reuters.

Presidenti rus e bëri njoftimin gjatë një takim virtual me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe krerët rajonalë.

Kufizimet duhej të hiqeshin në fund të muajit prill, por Putini tha se maja e rasteve të infektimeve nga koronavirusi në Rusi nuk ishte arritur akoma.

Ai urdhëroi qeverinë që të vinte masa të reja për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, si edhe të përgatiste rekomandimet për lehtësimin gradual të kufizimeve të bllokimit në lidhje me COVID-19 deri më 5 maj./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.