Ndihma ushqimore për 46 familje në nevojë në Klos, Suç dhe Gurrë

TIRANË, 28 prill /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Klosit vazhdon operacionin humanitar duke shpërndarë ndihma ushqimore për familjet në nevojë në Klos, Suç dhe Gurrë.

Kryetari i bashkisë Klos, Ilmi Hoxha tha se ndihmat janë shpërndarë edhe sot në Klos dhe Suç.

“Vijojmë me misionin tonë në shërbim të kategorive më në nevojë në këtë periudhë izolimi. Vetëm sot janë shpërndarë 46 ndihma ushqimore dhe jo ushqimore për familjet më në nevojë të njësive administrative Klos, Suç dhe Gurrë”, – tha ai.

Po ashtu, Hoxha shtoi se një ditë më parë janë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë në njësinë administrative Xibër pranë familjeve më në nevoje

“Operacioni i ndarjeve të ndihmave do vijojmë derë më derë aty ku nevoja thërret deri në fund të luftës”, tha ai. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.