JAPONI- Nëse pandemia nuk kontrollohet në vitin 2021, Lojërat Olimpike do anulohen

TOKIO, 28 prill /ATSH-ANSA/- Nëse pandemia nuk kontrollohet në vitin 2021, Lojërat e Tokios (Olimpike) do të anulohen, deklaroi presidenti i komitetit organizator të Olimpiadës në Tokio, Yoshiro Mori, në një intervistë për gazetën japoneze Nikkan Sports.

Pandemia e koronavirusit tashmë ka detyruar shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat ishin planifikuar të hapeshin në 23 korrik.

Sidoqoftë, kryetari i komitetit organizativ të Tokios 2020 ka paralajmëruar se nuk ka shtyrje të mëtejshme dhe se prandaj nëse brenda data e planifikuar për Lojërat nuk do të jetë nën kontroll, lojërat do të anulohen. /os//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.