IRAN – Arrin në 5 877 numri i viktimave nga COVID-19

STAMBOLL, 28 prill /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 71 viktima të reja, duke e rritur në 5 877 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi.

Zyrtari për marrëdhëniet me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 71 vdekje dhe 1 112 raste të reja me COVID-19.

“Sipas shifrave të fundit, numri i viktimave ka arritur në 5 877, ndërsa numri i rasteve të infektuara në 92 584”, theksoi Jahanpour i cili shtoi se 2 983 prej pacientëve të shtruar në spital janë në gjendje të rëndë.

Numri i të shëruarve ka arritur në 72 439.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në qytetin Qom më 19 shkurt. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.