Industria e agropërpunimit/ Çuçi: Fondet e Skemës Kombëtare dhe IPARD-it ndihmuan shumë sipërmarrje

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Industria e agropërpunimit është një nga shtyllat e rëndësishme ku duhet mbështetur rritja e sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi deklaroi se me fondet e Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD kemi ndihmuar shumë sipërmarrje të agropërpunimit në mbarë vendin.

Në këtë kuadër, Çuçi vizitoi një nga këto sipërmarrje që ushtron aktivitetin e saj në Lezhë.

Kjo fabrikë e përpunimit të fruta-perimeve ka përfituar nga AZHBR investimin në një linjë të përpunimit të ullirit.

Produktet që përpunohen tek kjo kompani, tha Çuçi, eksportohen në vendet e rajonit, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e deri në Ukrainë.

“Kjo kompani është rritur dhe ka sot këtë sukses, falë pasionit dhe punës së Tomës”, u shpreh ministri. /a.gjonaj/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.