COVID-19 – Brukseli u kërkon bankave të BE-së të vazhdojnë dhënien e huave

BRUKSEL, 28 prill /ATSH-AFP/ – Bruksel u kërkoi sot bankave europiane të vazhdojnë dhënien e huave për familjet dhe bizneset, të dobësuara nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Megjithëse shumë institucione financiare njoftojnë rezultate katastrofike tremujore, Komisioni Europian vlerëson se ky sektor është shumë më i pajisur për t’u përballur me këtë krizë.

“Ne kemi nxjerrë mësime nga kriza e mëparshme, ku sektori financiar ishte pjesë e problemit. Sot sektori financiar është pjesë e zgjidhjes”, tha një nga zëvendëspresidentët ekzekutivë të Komisionit, Valdis Dombrovskis, në një konferencë për shtyp, në Bruksel.

Duke ndjekur gjurmët e Autoritetit Bankar Europian dhe Bankës Qendrore Europiane, Komisioni Europian ka inkurajuar institucionet bankare që të përdorin në mënyrë fleksibël rregullat e kujdesshme të kredisë, në veçanti për të shmangur që huamarrësit përkohësisht të dobësuar nga kriza e COVID-19 të konsiderohen automatikisht të gabuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.