Bonusi 40 mijë lekë/ Miratohet e drejta e përfitimit për 75 923 individë, deri tani e kanë marrë rreth 60 925 qytetarë

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 75 923 individëve u është aprovuar e drejta e përfitimit të pagës financiare, prej 40 mijë lekësh, të cilët u prekën në punën e tyre për shkak të masave shtrënguese të qeverisë për të ndaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Sipas DPT-së, deri tani e kanë marrë rreth 60 925 individë, ndërsa kanë aplikuar për pagën financiare në paketën e zgjeruar të ndihmës financiare mbi 87 722 mijë punonjës.

Deri tani janë paguar 2 437 000 000 lekë.

Në total i është refuzuar e drejta e pagës financiare vetëm 371 individëve, ndërsa janë në proces 11 428 kërkesa.

Nga këta, janë 8 791 të vetëpunësuar të vetëm, 10 415 të vetëpunësuar me punëmarrës, 1 012 të vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes, 606 të vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes dhe 8 197 janë punëdhënës. /a.gjonaj/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.