AKU, më shumë se 2 mijë inspektime çdo muaj në vend/ Lili: 63% e shqiptarëve vlerësojnë sigurinë ushqimore

AKU mbron konsumatorinRezultat i përpjekjeve tona për sigurinë ushqimore është edhe ndërgjegjësimi i konsumatorit. Sondazhet e Eurobarometrit tregojnë se 63% e shqiptarëve e vlerësojnë sigurinë ushqimore në zgjedhjet e tyre në ushqimet që konsumojnë. AKU bashkëpunon me të gjithë institucionet e tjera që janë pjesë e zinxhirit të sigurisë ushqimore, por partneri më i madh për ne është konsumatori, si inspektori real i sigurisë ushqimore. Pjesa e dytë e videos sensibilizuese e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Robert Lili:

Gepostet von Autoriteti Kombetar i Ushqimit am Dienstag, 28. April 2020

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po zbaton një reformë për të përmirësuar sigurinë ushqimore në vend.

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili bëri të ditur se më shumë se 2 mijë inspektime bëhen çdo muaj në të gjithë vendin.

“Me një numër në rritje inspektorësh, institucioni do të ketë një ekip më të madh e profesional në mbrojtje të konsumatorit’, shtoi ai.

Gjithashtu, tha Lili, AKU po punon për të aplikuar praktikat më të mira të Bashkimit Europian në këto inspektime.

“Rezultat i përpjekjeve tona për sigurinë ushqimore është edhe ndërgjegjësimi i konsumatorit. Sondazhet e Eurobarometrit tregojnë se 63% e shqiptarëve e vlerësojnë sigurinë ushqimore në zgjedhjet e tyre në ushqimet që konsumojnë, një shifër kjo më e lartë se mesatarja e BE-së”, tha kreu i AKU-së.

Ne, tha Lili, kontrollojmë që etiketat e produkteve që shiten në Shqipëri të jenë të sakta dhe të orientojnë si duhet konsumatorin.

Sipas kreut të AKU, po bashkëpunojmë me të gjithë institucionet e tjera që janë pjesë e zinxhirit të sigurisë ushqimore, por vuri në dukje ai, partneri më i madh për ne është konsumatori, si inspektori real i sigurisë ushqimore. /a.gjonaj/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.