STOKHOLM – Linde: Morëm masa të rrepta kundër COVID-19, por pa imponuar ndalime

STOKHOLM, 27 prill /ATSH-AA/ – Duke kundërshtuar kritikat për masat paraprake të buta të Suedisë kundër koronavirusit të ri në krahasim me vendet e tjera europiane, kryediplomatja suedeze tha se vendi i saj ndërmori masa të rrepta për të luftuar këtë virus, por pa imponuar ndalime.

Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde, tha se perceptimi se jeta vazhdon në rutinën e përditshme në Suedi është thjesht i gabuar.

“Qeveria suedeze ndërmori masa shumë të rrepta kundër COVID-19. Qeveria ndërmori këto masa duke i kërkuar publikut të ndiqte ato, jo duke vendosur ndalime. Për shembull, ne këshilluam që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi gjatë Pashkëve dhe 96% e njerëzve e ndoqën atë. Prandaj, qeveria po vepron me sugjerime, jo me ndalime”, tha Linde.

Linde po ashtu uroi muajin e shenjtë të Ramazanit për muslimanët. Numri i vdekjeve të koronavirusit në Suedi është 2 270, ndërsa deri më tani mbi 18 700 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.