SHBA – Arrin në 54 841 numri i viktimave nga COVID-19, 1 330 në 24 orë

UASHINGTON, 27 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi 1 330 të vdekur në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi numëron tashmë 54 841 të vdekur, me 964 937 raste infektimi të konfirmuara.

SHBA-ja është shumë larg vendeve më të prekura nga pandemia si për nga numri i të kontaminuarve ashtu dhe për nga numri i të vdekurve. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.