RUSI – Kulmi i pandemisë pritet brenda tre javësh

MOSKË, 27 prill /ATSH-DPA/ – Kulmi i pandemisë së koronavirusit pritet të arrihet brenda tre javësh, deklaroi zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin në një intervistë.

“Nga mesi i majit duhet të kemi arritur kulmin. Pastaj, në muajin e parë të verës, në qershor, situata duhet të përmirësohet”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia ka identifikuar më shumë se 87 000 raste me koronavirus, duke e bërë atë ndër 10 vendet më të prekura nga pandemia.

Ndërsa numri i rasteve është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë javëve të fundit, autoritetet ruse kanë vendosur izolim në shumicën e rajoneve të vendit, duke këshilluar banorët të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e rëndësishme. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.