Prefekti Malaj për ATSH-në: Ndihma ushqimore edhe për 1 241 familje në nevojë sot në qarkun e Elbasanit

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Në vijim të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë sot pranë 1 241 familjeve në vështirësi ekonomike, pako ushqimore.

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se pranë 12 familjeve u dërguan medikamentet e rimbursueshme.

Sipas tij, krahas pakove ushqimore u dërguan pranë 5 familjeve pako me produkte jo ushqimore si dhe asistencë në blerje medikamentesh për 3 familje.

Malaj theksoi ndër të tjera se “qarku Elbasan më 27 prill shpërndau pranë 1 241 familjeve ndihma ushqimore, pranë 53 familjesh produkte jo ushqimore pranë 12 familjeve ilaçe të rimbursueshme, pranë 3 familjeve asistencë me ilaçe si dhe 5 familjeve asistencë në blerjen e produkteve ushqimore dhe jo vetëm”. z.tosku /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.