Operacioni humanitar në Belsh, ndihma ushqimore për 62 familje në nevojë

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Bashkia e Belshit u erdhi në ndihmë sot 62 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj informoi për ATSH-në se “bashkia Belsh në lidhje me detyrat që i janë ngarkuar bazuar në VKM nr. 236 datë 27.04.2020” Për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 si dhe vendimit të Komisionit Qendror për ofrimin e asistencës ka asistuar 62 familje me pako ushqimore, barna në banesë si dhe shërbime të tjera”.

Grupet e terrenit në bashkëpunim me njësitë koordinuese të ngritura në çdo njësi administrative kanë shpërndarë pako ushqimore për 19 familje në Belsh, 10 pranë familjeve në njësisë administrative Grekan, 5 pranë familjeve në njësinë administrative Fierzë, 5 pranë familjeve në Rrasë.

Po ashtu, pranë 4 familjeve në Rrasë u dërguan pensionet në banesë, pranë 1 familje në Fierzë dhe pranë 8 familjeve në Belsh.

Pranë 3 familjeve në njësinë administrative Grekan u dërguan medikamente gjithashtu si dhe u asistuan në blerjen e ilaçeve për 2 familje në njësinë administrative në Fierzë. Në këtë njësi administrative u asistuan në blerje produktesh ushqimore dhe jo vetëm për 4 familje dhe blerje ilaçesh për 2 familje të tjera. z.tosku/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.