Kosovë/ Kurti viziton dy pikat e kontrollit të hyrje-daljeve në kryeqytet

PRISHTINE, 27 prill /ATSH/ -Bashkë me ushtruesin e detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi dy pika të kontrollit të hyrje-daljeve në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri në detyrë Kurti, takoi zyrtarë policorë dhe qytetarë të cilët janë duke i respektuar masat e ndërmarra të qeverisë, siç janë lejet për qarkullim dhe orarin e lëvizjeve./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.