JAPONI – Qeveria ndalon hyrjen e shtetasve edhe nga 14 vende të tjera  

TOKIO, 27 prill /ATSH-DPA/ – Japonia ndaloi hyrjen e shtetasve nga 14 vende të tjera, duke përfshirë Rusinë dhe Arabinë Saudite, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe.

“Masat do të hyjnë në fuqi të mërkurën”, shtoi Abe.

Masa ndalon edhe 14 kombe shtesë për të hyrë në Japoni, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve dhe territoreve të ndaluara në 87.

Kina, SHBA-ja dhe e gjithë Europa janë të kufizuara nga hyrja në Japoni.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi paralajmëroi qytetarët japonezë të mos udhëtojnë drejt 14 vendeve të ndaluara, duke e ngritur alarmin e udhëtimit në nivelin e dytë më të lartë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.