IRLANDË – Vdes poetesha e famshme Eavan Boland

DUBLIN, 27 prill /ATSH-DPA/ – Sot pasdite vdiq poetesha e njohur irlandeze, Eavan Boland, në moshën 75-vjeçare.

Boland, e cila vdiq nga një atak kardiak në shtëpinë e saj në Dublin, ka qenë edhe  profesoreshë në Universitetin e Stanfordit në SHBA.

Ajo ishte anëtare e Akademisë Mbretërore të Irlandës.

E lindur në Dublin në 1944, Boland ishte pioniere e këtij arti në ishull.

Poezia e saj dokumentoi jetën e grave irlandeze përgjatë historisë.

Ajo shkroi për konfliktin në Irlandën e Veriut te ”The War Horse” (1975) dhe gjithashtu pavdekshmërinë e tragjedisë së urisë në Irlandëe e viteve 1840 në poezinë e saj “Quarantine”.

Poezia e saj u mësua në shkollat ​​irlandeze dhe ishte edhe pjesë e provimeve.

Librat e saj të fundit ishin “New Collected Poems” (2013) dhe “A Woman without a Country” (2014).

“Fillova të shkruaja në një Irlandë ku fjalët ‘grua’ dhe fjala ‘poet’ dukej se ishin në një lloj kundërshtimi magnetik me njëra-tjetrën”, ka thënë dikur Boland./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.