FUTBOLL – UEFA: Kampionati Europian të luhet në 12 qytetet që ishin planifikuar

PARIS, 27 prill /ATSH-MIA/ – Federata Europiane e Futbollit deklaroi se të gjitha 12 qytetet kanë shprehur gatishmëri për të pritur Euro 2020, vitin e ardhshëm dhe për këtë kanë dërguar konfirmim.

“Supozohet se Kampionati Europian 2020 do të mbahet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021. Synojmë të mbajmë të njëjtin orar për ndeshjet dhe të njëjtat qytete që do të presin skuadrat. UEFA është në kontakt me të gjitha 12 qytetet për këtë çështje”, njoftoi UEFA.

Kohët e fundit, u parashtrua çështja deri tek UEFA, pasi kryetari i Federatës daneze të Futbollit, Jesper Miller, dyshon në gatishmërinë e Kopenhagës për të pritur Euro 2020./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.