FISHË TEKNIKE – Bilanci i përditësuar i COVID -19, 797 800 të shëruar në botë

PARIS, 27 prill /ATSH-AFP/ – Më shumë se 2 929 630 raste infektimi dhe 204 696 të vdekur  u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 797 800 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë, janë regjistruar 3 961 vdekje të reja dhe 83 386 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 105 vdekje, Britania e Madhe me 413 dhe Brazil me 346.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 827 raste, përfshirë 4 632 vdekje dhe 77 394 të shëruar. 11 raste të reja infektimi u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 956 292 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 54 175 vdekje dhe 106 366 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 26 644 vdekje për 197 675 raste, Spanja me 23 190 vdekje për 207 634 raste, Franca me 22 856 vdekje për 162 100 raste dhe Britania e Madhe me 20 732 të vdekur për 152 840 raste.

Europa – 1 368 407 raste (124 091 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 002 932 cas raste (56 811 viktima).

Azia – 201 605 raste (7 993 viktima).

Lindja e Mesme – 155 102 raste (6 296 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 162 066 raste (7 985 viktima).

Afrika – 31 514 raste (1 412 viktima).

Oqeania – 8 013 raste (108 viktima)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.