COVID-19 – Mbi 125 000 të vdekur në Europë  

PARIS, 27 prill /ATSH-AFP/- Pandemia e koronavirusit të i ri ka vrarë më shumë se 125 000 të vdekur në Europë.

“Tre të katërtat e këtyre rasteve kanë ndodhur në Itali, Francë, Spanjë dhe në Britaninë e Madhe”, njofton raport  ditor i burimeve zyrtare.

Me një total prej 125.669 vdekjesh për 1 387 411 raste infektimi të konfirmuara deri më tani me COVID-19, Europa është kontinenti i goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit. e cila ka vrarë 207 511 persona në të gjithë botën.

Italia me në total 26 977 të vdekur  dhe Spanja me 23 521 janë vendet më të prekura europiane, të ndjekura nga Franca me 22 856 dhe Britania e Madhe me 21 092./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.