Biznesi i vogël nuk do të paguajë këstet e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për 2020-ën

TIRANË, 27 prill/ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se “tatimpaguesit e biznesit të vogël nuk do të paguajnë këstet e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për vitin 2020”.

Administrata tatimore informon tatimpaguesit, subjekte të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, se ka hyrë në fuqi Akti normativ nr.19, datë 23.04.2020, i cili ndryshon Ligjin nr.9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar

Sipas ndryshimeve të këtij ligji këstet e parapagimeve të Tatimit të thjeshtuar mbi Fitimin, të vitit 2020, për tatimpaguesit subjekt i kësaj përgjegjësie tatimore, nuk do të paguhen, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Akti normativ nr.19, datë 23.04.2020 është botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 73, datë 24.04.2020.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.