WUHAN – Vetëm 12 raste aktive me COVID-19

WUHAN (Kinë), 26 prill /ATSH-ANSA/ – Në Wuhan ka vetëm një duzinë rastesh aktive, njoftoi sot media kineze.

Në Wuhan, shpërthimi kryesor i pandemisë së COVID-19, aktualisht janë vetëm 12 persona të infektuar me koronavirus dhe asnjë në kushte serioze.

Ekzistojnë vetëm 51 raste të rënda në të gjithë Kinën.

Ndërkohë, 11 persona janë diagnostikuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të kaluara, pesë prej të cilëve ishin nga jashtë.

Nga gjashtë rastet e mbetura, pesë u diagnostikuan në provincën verilindore të Heilongjiangut, ku u zbulua një shpërthim virusi nga udhëtarët nga Rusia gjatë ditëve të kaluara, çka detyroi mbylljen e kufirit.

Rasti tjetër u shfaq në provincën juglindore të Guangzhousë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të regjistruara në Kinë mbetet në 4 632, shtuar këtu 82 827 raste të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 77 394./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.