VIDEO/ Lungomare në Vlorë e tejmbushur me fëmijë

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Shëtitorja Lungomare në Vlorë ishte sot e tejmbushur nga fëmijët, të cilët të shoqëruar nga nënat e tyre shijuan këtë ditë pranvere nën rrezet e diellit.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje direkte nga Vlora ku nënat kanë nxjerrë për fundjavën e dytë rresht  fëmijët e tyre për t’u argëtuar e për të shijuar bukurinë e qytetit  bregdetar, që po pret me padurim stinën e verës.

Fëmijët përveç Lungomares ku kanë luajtur në rërë kanë preferuar të shëtisin edhe në parqet e tjera të qytetit./k.s/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.