RUSI – Trump&Putin: Takimi i Elbës simbol bashkëpunimi

MOSKË, 26 prill /ATSH-AFP/ – Rusia dhe SHBA-ja kujtuan takimin historik të trupave amerikane dhe sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbë, duke parë aty një shembull për mënyrën se si dy kombe mund të ndërtojnë besim dhe bashkëpunim.

Më 25 prill 1945, trupat amerikane mblodhën homologët sovjetikë në brigjet e Elbës, pranë Torgaus në Gjermani, një ditë e parë si një etapë e rëndësishme dhe që parashikonte humbjen e nazistëve.

Me rastin e 75-vjetorit të takimit në Elbë, një komunikatë e përbashkët e Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë konfirmon se bëhet fjalë për një shembull që tregon se si vendet tona mund të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të ndërtojnë besim dhe bashkëpunim në emër të objektivit të përbashkët.

“Ndërkohë që ne punojmë sot për përballimin e sfiës më të madhe të shekullit XXI, ne bëjmë homazhe për vlerat dhe kurajon e atyre që kanë luftuar së bashku për të mundur fashizmin”, shkruajnë presidentët rus, Vladimir Putin dhe amerikan Donald Trump.

Në një video të publikuar në Twitter, ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan deklaroi se takimi i Elbës ishte një simbol i asaj që ne mund të përmbushim kur punojmë së bashku për një kauzë të përbashkët./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.