Operacionet humanitare në Kurbin/ Cara për ATSH-në: Deri tani janë shpërndarë 4 830 pako ushqimore

TIRANË, 26 prill/ATSH/ 4830 pako ushqimore janë shpërndarë deri tani nga bashkia e Kurbinit në ndihmë të familjeve në nevojë.

Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara bëri të ditur për ATSH-në se “vetëm ditën e sotme u ndihmuan me pako ushqimore 161 familje”.

Ajo siguroi se “bashkia Kurbin do të jetë çdo ditë pranë qytetarëve të Kurbinit që kanë nevojë për mbështetje”.

Në fokus të vëmendjes së bashkisë Kurbin janë edhe familjet, të cilat po jetojnë në çadra, për shkak se banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë nëntorin e vitit që lamë pas./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.