Ministri Vitia falënderon mjekët për betejën e madhe kundër koronavirusit 

PRISHTINE, 26 prill /ATSH/ -Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka përshëndetur kontributin  e madh që po japin mjekët në Kosovë në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai tha se me punën e tyre, mjekët po mbrojnë jetën, shëndetin dhe vendin.

“Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë, punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, drejtuesit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejën e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.

Emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por janë të skalitur për çdonjërin që i lehtësohen vështirësitë shëndetësore. Në vështirësi të mëdha, pa orar por vigjilent, pa gjumë por të kthjellët, larg vëmendjes deri në madhështi.

Po e mbroni jetën, shëndetin dhe vendin!

Mirënjohje dhe respekt për çdonjërin!/KosovaPress//e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.