Meta viziton vendlindjen e tij

Nga vendlindja ime, Çepani, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë! 🇦🇱

Nga vendlindja ime, Çepani, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë! 🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 26. April 2020

 

TIRANË, 26 prill /ATSH – I. Vata/- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur shqiptarët nga vendlindja e tij, Çepani.

“Përshëndetje nga vendlindja imë Çepani, t’ja kaloni sa më mirë sot”, shprehet Meta.

Presidenti Meta ka zgjedhur që në këto ditë pandemia të vizitojë vendlindjen, pasi një ditë më parë ai ishte në kanionet e Skraparit duke promovuar vlerat turistike.

Po ashtu, Meta shton se “në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada Servet Basho.
Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës”.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.