FRANCË – Philippe paraqet planin e daljes nga izolimi

PARIS, 26 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri francez, Edouard Philippe do të paraqesë planin e pas-izolimit, njoftoi ai në Twitter.

Izolimi i rreptë kundër koronavirusit në Francë ka filluar që nga 17 marsi. Presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar se masat do të hiqen gradualisht duke filluar nga 11 maji.

Philippe shkroi se strategjia kombëtare e daljes nga izolimi do të bazohet në gjashtë tema, “shëndetësia (maska, teste, izolim), shkolla, puna, dyqanet, transporti dhe grumbullimet”.

“Që nga fillimi i krizës, kam qenë gjithmonë i kujdesshëm për të respektuar kontrollin parlamentar, strategjia e hapjes së izolimit do të shpallet në Asamblenë Kombëtare”, shkroi ai.

“Deklarata ime do i nënshtrohet një diskutimi, e më pas do të votohet nga deputetët”, shtoi Philippe. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.