Apeli i mjekut Kalo: Koha Covidiane kërkon nga të gjithë më pak politikë për politikë

TIRANË, 26 prill/ATSH/ – “Më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita”.

Ka qenë ky apeli që mjeku i njohur Tritan Kalo i ka bërë apel politikës shqiptare.

Kalo apelon që në këto ditë të vështira politika të mendojë më shumë për jetën e qytetarëve dhe jo për përfitimet politike.

Në një reagim profesor Kalo thekson se nëse nuk rritet përgjegjësia vetjake mund të infektohemi më shpejt nga COVID-19,

“Koha Covidiane kërkon nga të gjithë ju sëra e politikbërësve më pak politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga mazhoranca po ashtu edhe nga opozita”, shprehet Kalo.

Po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: 1- profesionalizëm, 2- punë e 3- përkushtim, si e vetmja ppp të cilën unë dhe sëra ime e mantelbardhëve njeh dhe mbështet fuqishëm”, thekson Kalo.

“Shqipëria nuk bëhet pa shqiptarët” – shprehej dikur rilindasi i vërtetë, Sami Frashëri. Nuku jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona. Jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë, e paçmimtë. Nëse ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetëvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “flamë mbarëbotërore”, thotë mjeku Kalo.

“Ju duam shumë dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjestarët e familjeve tona. Jemi aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën covid-19. Ne bashkë do të mundet të ja dalim mbanë, por bashkë e vetëm bashkë”, shton Kalo.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.