VIDEO/ Mësim online edhe në Akademinë e FA, Xhaçka: Jo vetëm për ushtarakët nga Shqipëria por dhe nga Kosova


TIRANË, 25 prill/ ATSH- A. Fortuzi/- Mësimi online vijon edhe në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar një video nga puna që po zhvillohet për mësimin online për të gjitha kurset e karrierës.

“Mësim online edhe në AFA! Akademia e Forcave të Armatosura po zhvillon mësimin online për të gjitha kurset e karrierës, jo vetëm me ushtarakët nga Shqipëria por edhe me ata nga Kosova”,- tha ministrja Xhaçka

“Infrastruktura nevojshme dhe eksperienca e stafit pedagogjik lehtësojnë realizimin e plotë të programit për të gjitha departamentet, që nga ai i operacioneve, strategjisë, lidershipit/shkencave sociale e juridike.  Bashkë po ia dalim”,- u shpreh Xhaçka.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.