VIDEO-Art në karantinë/ Artistët e vegjël të Liceut Artistik, përshëndesin me tinguj shprese

TIRANË, 25 prill/ ATSH- A. Fortuzi/- Artistët e vegjël të Liceut Artistik, përmes muzikës së tyre kanë dhuruar disa momente shprese dhe gëzimi në këto kohë pandemie.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka publikuar sot një video muzikore të realizuar nga të artistët e vegjël të Liceut Artistik.

“Artistët e vegjël të Liceut Artistik, na përshëndesin me tinguj plot shpresë”, shprehet Margariti.

Vendi ynë dhe e gjithë bota po kalon një moment të vështirë për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19. Videot muzikore dhe kontaktet virutale janë një nga mënyrat më të mira për të kaluar sa më lehtë dhe me optimizëm këtë periudhë të vështirë. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.