TURQI – Rritet në 2 706 numri i viktimave nga COVID-19

ANKARA, 25 prill /ATSH-AA/ – Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i vdekjeve në Turqi nga koronavirusi është rritur në 2 706, me 106 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Koca njoftoi në Twitter se me 2 861 raste të reja të konfirmuara, numri i të infektuarve në Turqi arriti në 107 773.

Ai shtoi se numri i të shëruarve nga koronavirusi u rrit në 25 582, me 3 845 të shëruar të ri. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.