TEKNOLOGJI – Facebook prezanton aplikacion të ri pa pasur llogari

NJU JORK, 25 prill /ATSH-ANSA/- Gjigandi Facebook ka prezantuar një shërbim të ri video-thirrjesh në grup. Quhet Dhoma Messenger dhe lejon përdoruesin të krijojë një dhomë për të hyrë nga Facebook, Messenger, WhatsApp, Instagram Direct, pa pasur një llogari (account).

Aplikacioni lejon chat video për 16 persona, i cili në të ardhmen do të rritet në 50.

Paraqitur nga CEO Mark Zuckerberg, Dhomat e Messenger mund të përdoren për shkollë dhe punë por është një vend për të takuar miq, falë edhe pranisë së filtrave dhe aftësisë për të rregulluar vendndodhjen, nga plazhi në një festë ditëlindjeje, me realitet virtual.

Risia sfidon aplikacione si Zoom dhe HouseParty, shumë të njohura në këtë moment karantinë dhe distancimi shoqëror. Dhomat po shkojnë drejt integrimit të platformave të ndjekura nga Facebook.

Rrjeti social prezantoi gjithashtu një seri risish për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të lidhur, të cilat janë të kombinuara me periudhën e karantinës dhe distancimin shoqëror që ka bërë që të rriten numrat e kompanisë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.