Shëtitorja e Sarandës/ Gjiknuri: Po punohet me intensitet për të përfunduar segmentin e parë pa dëmtuar sezonin turistik

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Investimi në shëtitoren e Sarandës synon transformimin në një hapësirë multifunksionale, me infrastrukturë moderne, duke i shtuar kështu qytetit vlerat turistike.

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndau sot disa foto nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë.

Gjiknuri tha se “po punohet me intensitet për të përfunduar segmentin e parë pa dëmtuar sezonin turistik, ndërsa vazhdimi me pjesën tjetër të shëtitores do jetë në përfundim të sezonit”.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.