“Çfarë mrekullish ka Shqipëria”, Rama ndan videon e flamingove rozë në ujërat e kripura të vendit


TIRANË, 25 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot pamje të mrekullueshme nga bregu perëndimor i vendit, ku si pasojë e izolimit të krijuar nga situata e COVID-19 është shtuar numri i flamingove rozë dhe shpendëve të tjerë.

“Çfarë mrekullish ka Shqipëria”, tha Rama ndërsa ndau videon.

Flamingot rozë po shtohen në Shqipëri e tashmë zbaviten në ujërat e kripura në bregun perëndimor të vendit. Në numër janë shtuar deri tri herë, teksa shijojnë qetësinë e rivendosur gjatë mbylljen në shtëpi nga situata e COVID-19.

Ata nuk janë të vetmit shpendë që po shtrijnë krahët. Pelikani kaçurrel po ashtu po shtohet në këtë qetësi. Ruajtësit e tyre shpresojnë që qetësia do t’i shtyjë zogjtë të riprodhohen. /m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.