BERLIN – Merkel: Kriza e klimës në axhendë gjatë presidencës gjermane të BE-së

BERLIN, 25 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel u përpoq sot të qetësonte frikën se kriza e klimës mund të shtyhej në axhendën e BE-së, kur Gjermania të marrë presidencën e radhës të bllokut 27-anëtarësh, më 1 korrik.

Merkel pranoi në fjalimin e saj të përjavshëm se ”presidenca gjermane e Këshillit të Bashkimit Europian do të marrë një kurs tjetër nga sa kishim planifikuar për shkak të pandemisë”.

”Çështja është se si sistemet efikase të shëndetit mund të vendosen në të gjitha vendet anëtare sigurisht që do të ngrihet”, tha ajo.

”Por, çështjet e klimës do të jenë po aq në axhendë sa edhe çështjet shëndetësore”, theksoi ajo.

“Ne po mendojmë për të ardhmen dhe kjo përfshin edhe çështje klimatike dhe mjedisore, së bashku me rimëkëmbjen ekonomike të Europës pas shpërthimit të koronavirus”, shtoi Merkel.

Gjermania merr presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së, për herë të parë pas 13 viteve.

Kancelarja tha se qëllimi i saj për presidencën ishte të krijonte një Europë më me qasje, që do të pajiset më mirë për t’u përballur me shekullin XXI./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.