ANKARA – Turqia dërgon ndihma mjekësore në Territoret Palestineze

ANKARA, 25 prill /ATSH-AA/ – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dërgoi ndihmë mjekësore në Territoret Palestineze në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Agjencia shtetërore turke dërgoi pako të kujdesit mjekësor dhe personal për zyrtarët palestinezë të shëndetit, në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë në Ramallah.

Në ministri u dorëzuan teste, maska, veshje speciale dhe pajisje të tjera kryesore, të nevojshme në luftën kundër COVID-19.

Gjatë ceremonisë, ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai Al-Kaileh, shprehu mirënjohje për qeverinë dhe popullin turk.

Sipas një deklarate, ndihma u dorëzua pasi Turqia pranoi thirrjen e Territoreve Palestineze për ndihmë mjekësore dhe financiare në luftën kundër pandemisë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.