AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/4/2020

BOTA – Dita Botërore Kundër Malarjes.

NEPAL – 5-vjetori i një tërmeti me madhësi 7,8 ballë që shkaktoi 9 000 të vdekur.

MADRID (Spanjë) – Ministria e Shëndetësisë jep një raport të përditshëm për koronavirusin.

LISBONE (Portugali) – 46-vjetori i Revolucionit të Karafilit.

LONDER – Përditësim për koronavirusin nga Downing Street 10.

ATHINE – Konferencë shtypi nga Ministria greke e Shëndetësisë për evolucionin e Covid-19.

ROME (Itali) – Agjencia e Mbrojtjes Civile publikon çdo ditë shifrat për koronavirusin.

PARIS (Francë) – Përditësim nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin.

AKRA (Ganë) – Zgjedhjet paraprake për të caktuar kandidatin presidencial të partisë në pushtet./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.