SPORT – Der Spiegel: Bundesliga gjermane do të rinisë më 9 maj

BERLIN, 24 prill /ATSH-MIA/- Bundesliga gjermane do të mund të rinisë më 9 maj pa spektatorë, njofton gazeta gjermane “ Der Spigel”.

Gazeta shkruan se ndeshjet do të luhen pa prani të tifozëve, dhe në stadium mund të ketë rreth 300 person, të cilët do të mundësojn organizimin e ndeshjeve.

“Spiegel” pohon se disponon një dokument prej 41 faqeve, të përpiluar nga Federata gjermane e futbollit në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore të atij vendi, ku percaktohen rregullat që duhet t’i lejojnë futbollit gjermanë të kthehen në fushë në 9 maj.

Sipas rregullores së re do të pezullohen përshëndetjet me dorë dhe fotografimet në grupe, ndërsa trasmetimi i ndeshjeve, do të jetë me numër të kufizuar të vendeve për gazetarët.

Në dokument thuhet se hotelet, ku do të qëndrojnë klubet, do të kenë rregulla të ashpra shëndetësore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.