Rama: Të shtunë dhe të diel të gjithë në karantinë

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “të shtunën dhe të dielën do të jetë çdo gjë e bllokuara siç ishte javën e kaluar”.

“Të gjithë në shtëpi përveç atyre që janë në ato punë të lejuara për të shtunë dhe të dielë”, tha Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë, duke shtuar se “jemi në një situatë pozitive, por situata pozitive është përmbysshme sa hap e mbyll sytë, nëse ne lëshohemi”.

“Prandaj orari për këtë fundjavë do jetë si javën e kaluar”, tha Rama. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.