Porti Durrës/ Përpunohen 9 anije me 65 mijë tonë mallra

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Në portin e Durrësit u përpunuan sot 9 anije me 65 mijë tonë mallra të ndryshme, si grurë, qymyr, ure, çimento, hekur rotativ dhe kontejnerë.

Sipas Autoritetit Portual, Durrës, vetëm në Terminalin lindor po përpunohen dy anije me 36 mijë tonë qymyr. Në Terminalin perëndimor ka tri anije me mbi 10 mijë tonë grurë, etj.

Ndërkaq, Autoritet Portual bën të ditur se priten edhe katër anije me 12 mijë tonë mallra të ndryshme.

“Procesi i përpunimit të anijeve kryhet nën masa të rrepta të sigurisë shëndetësore”, informon Autoriteti./a.gjonaj/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.