Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore për ATSH-në: Ndihma ushqimore për 1 190 familje, sot edhe 80 pako të tjera

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Operacioni humanitar në Urën Vajgurore u ka ardhur në ndihmë 1 190 familjeve me pako ushqimore.

Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “deri tani kemi shpërndarë pranë 1 190 familjeve pako ushqimore si dhe 440 familje i kemi asistuar me shërbime të ndryshme. Ditën e sotme po vijojmë me shpërndarjen e 80 pakove ushqimore në ndihmë të familjeve në nevojë’.

Në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19, sipas Memajt, janë dërguar në banesa 2821 pensione.

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.