Agjencia Telegrafike Shqiptare

BM – Johnson rikthehet në punë

LONDËR, 24 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson mund të rikthehet të hënën në punë, pasi u shërua nga koronavirusi, sipas një raporti të medieve.

Gazeta “Daily Telegraph”, raportoi se Johnson do të kthehet në zyrën e tij në Londër gjatë një faze kritike të pandemisë, pasi anëtarët e partisë së tij dëshirojnë të lehtësojnë gradualisht kufizimet e izolimit.

Johnson po rikuperohet në një shtëpi jashtë Londrës, ku kishte kryer disa detyra, përfshirë telefonata nga mbretëresha dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Johnson u pranua në kujdesin intensiv në Londër si pasojë e problemeve me frymëmarrjen.

Më 12 prill ai doli nga spitali.

Aktualisht ministri i Jashtëm, Dominic Raab po drejton qeverinë, gjë që është kritikuar lidhur me trajtimin e pandemisë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version