Nuk respektuan orarin e qarkullimit, ndëshkohen katër drejtues mjetesh në Elbasan dhe një në Berat

TIRANË, 23 prill/ ATSH- A. Fortuzi/ Policia e Elbasanit ka ndëshkuar katër drejtues mjetesh që kanë shkelur aktin normativ, të qarkullimit jashtë orarit të lejuar.

Përmes një njoftimi për mediat, të enjten, Policia e Elbasanit, njofton se “sektori i Policisë Rrugore Elbasan në datën 22/04/2020 ka konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues mjetesh për shkelje të parashikuar nga akti Normativ neni 3 pika 11, për kohën e qarkullimit dhe u është pezulluar leja e drejtimit dhe leja e qarkullimit, ndërsa mjeti i është lënë në ruajtje në banesë”.

Policia e Elbasanit njofton gjithashtu se bë arrestimi në flagrance i një personi për drejtim mjeti nën ndikimin e Alkoolit, si dhe janë dhënë 34 masa administrative të ndryshme.

Edhe Policia e Beratit ka arrestuar një 45-vjeçar pasi është kapur në kundërshtim me aktin normative të qeverisë që përcakton orarin e qarkullimit, ndërsa u gjet edhe i dehur në drejtim.

Policia e Beratit njoftoj të enjten se, gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në zbatim të aktit normative të qeverisë u arrestua 45-vjeçari me inicialet P. S, i cili  jo vetëm ishte i dehur në drejtim, por ishte dhe në shkelje të orarit të lëvizjes. 

Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.

/a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.