Meta i uron shërim të shpejtë Presidentit të Kosovës, Thaçi

TIRANË, 23 prill /ATSH – I. Vata/- Presidenti Ilir Meta i ka uruar sot shërim të shpejtë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Meta shprehet se “i uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time”.

“Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, shprehet ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është operuar sot në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.