MALAJZI – Qeveria zgjat masat kundër COVID-19

KUALA LUMPUR, 23 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin njoftoi gjatë një fjalimi televiziv, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit,  se izolimi, që synon frenimin e pandemisë së koronavirusit do të zgjatet deri më 12 maj.

Edhe pse rastet e reja me COVID-19, kanë pësuar rënie në më pak se 100 në ditë dhe numri i të shëruarve është rritur në 63% nga 5 603 të infektuar gjithsej, Muhyiddin nuk përjashtoi mundësinë e zgjatjes së masave deri në maj.

Kyreministri paralajmëroi së qytetarët mund të mos jenë në gjendje të festojnë “Hari Raya” (festa që shënon fundin e Ramazanit).

Izolimi, i njohur zyrtarisht si Urdhër i Kontrollit të Lëvizjes, u vendos për herë të parë më 18 mars dhe është zgjatur me një fazë të katërt dyjavore. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.