KINË -10 raste të reja me COVID-19

PEKIN, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Kina regjistroi dje 10 raste të reja të infeksionit me Covid-19, nga të cilat gjashtë të importuara dhe katër të identifikuara, në provincat e Heilongjiangut (3) dhe Guangdongur (1).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), i cili nuk njoftoi për vdekje të tjera, përditësoi numrin e infeksioneve të kthimit në 1 616, nga të cilat 823 u shëruan, 793 janë nën kujdesin mjekësor, përfshirë 37 në kushte serioze.

Rastet në shkallë vendi u rritën në 82 798, përfshirë 959 pacientë ende nën trajtim, 4 632 vdekje dhe 77 207 të shëruar.

”Ka 27 asimptomatikë të rinj, në total 984, nga të cilat 166 nga jashtë, të gjithë aktualisht nën vëzhgim’, tha NHC-ja./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.