FRANCË – Kthimi në shkollë mbi baza vullnetare, maska gjatë transportit

PARIS, 23 prill /ATSH-AFP/ – Kthimi në shkollë në Francë do të bëhet mbi bazën e punës vullnetare të prindërve dhe vënia e maskës me siguri do të imponohet në transport, njoftoi të enjten presidenca franceze e cila po përgatit strategjinë e daljes nga kufizimi, i planifikuar nga 11 maji.

“Gjithashtu, nuk do të ketë një heqje rajonale e kufizimit, por strategjitë do të përshtaten sipas territoreve”, njoftoi Elysee, pas takimit të presidentit Emmanuel Macron me deputetët.

“Përparësi padyshim do t’u jepet më të vegjëlve, atyre që nuk janë të pavarur, si edhe fëmijëve më në vështirësi, por në çdo rast në bazë të punës vullnetare të prindërve, pa detyrimin e kthimit në shkollë”, theksoi presidenca.

Sipas Presidencës, përsa i përket transportin publik, me siguri do të jetë e nevojshme vënia e maskave.

Emmanuel Macron kështu inkurajoi kryetarët e bashkive që të blinin maska ​​maska ​​për publikun e gjerë, por nisur nga një logjikë rekomandimi, pa detyrim./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.