FRANCË – 516 vdekje të reja në 24 orë nga COVID-19

PARIS, 23 prill /ATSH-AFP/- Me 516 vdekje të reja të regjistruara sot, epidemia e koronavirusit të ri në Francë ka shkaktuar 21 856 viktima, që nga shfaqja e tij në vend në muajin mars, por numri i pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv vazhdon rënien , sipas Drejtorisë së Përgjithshëm të Shëndetësisë (DGS) .

“Epidemia ka shkaktuar13 547 vdekje në spitale, ose 311 vdekje më shumë në 24 orët e fundit dhe 8 309 në institucionet për të moshuarit (Ehpad) dhe institucionet e tjera mjeko-sociale (+205)”, saktësoi DGS në një njoftim për shtyp./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.