COVID-19/ Denaj: Të angazhuar për materializmin e mbështetjes së BERZH për sipërmarrjet e vogla e të mëdha

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbështet mundësitë aktuale që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron për sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha. 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, shprehet se, në takimin e përbashkët me vendet anëtare, presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabarti dhe ish-kryeministri britanik Gordon Brown, bënë thirrje për më tepër bashkëpunim ndërkombëtar, institucional dhe ekonomik.

“Të angazhuar që përpjekjet për të zgjeruar këtë mbështetje të materializohen së shpejti në kuadër të ndikimit të COVID19 në sektorin privat, projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe të sektorëve prioritarë të ekonomisë”, – thotë Denaj.

Sipas saj, në një ekuacion me shumë të panjohura përpjekjet e përbashkëta për zgjidhje, krijojnë mundësitë më të mëdha për të gjithë. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.