ZVICËR – OKB: Pandemia nuk duhet të eklipsojë ngrohjen globale

GJENEVË, 22 prill /ATSH-AFP/- Bota duhet të luftojë ngrohjen globale me të njëjtën vendosmëri si edhe pandeminë e COVID-19, vlerësoi sot OKB-ja, duke paralajmëruar se kriza e klimës nuk ka ikur dhe ende po kërcënon miliona njerëz.

“Ne kemi nevojë për të përmirësuar ndryshimin e klimës po aq sa pandeminë”, tha Petteri Taalas, Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM), me rastin e Ditës së Tokës.

“COVID-19 ka shkaktuar një krizë serioze globale shëndetësore dhe ekonomike, por nëse nuk luftojmë ndryshimin e klimës, mirëqenia njerëzore, ekosistemet dhe ekonomitë mund të kërcënohen me shekuj”, paralajmëroi ai.

OKB është e shqetësuar se krizat e mëparshme ekonomike shpesh janë shoqëruar nga një rikuperim i shoqëruar me një rritje shumë më të fortë të emetimeve të karbonit.

“Ne duhet të tregojmë të njëjtën vendosmëri dhe unitet në luftën tonë kundër ndryshimit të klimës si edhe në luftën tonë kundër COVID-19”, tha kreu i OBM-së./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.